Sony Xperia XA1 Dual SIM - Cilësimet e ekranit

background image

Cilësimet e ekranit

Për të rregulluar manualisht ndriçimin e ekranit pavarësisht nga kushtet e dritës

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë

Cilësimet > Ekrani dhe trokitni lehtë te rrëshqitësi Ndriçimi

i përshtatur për ta çaktivizuar këtë funksion, nëse nuk është çaktivizuar tashmë.

3

Trokitni lehtë

Niveli i ndriçimit.

4

Zvarritni rrëshqitësin për të rregulluar ndriçimin.

Ulja e nivelit të ndriçimit ndihmon në kursimin e baterisë.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar dridhjet pas prekjes

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Tingulli > Tinguj të tjerë.

3

Trokitni lehtë te rrëshqitësi

Dridhje pas trokitjes për të aktivizuar ose çaktivizuar

funksionin.

Për të rregulluar kohën e gjendjes së qetë para se ekrani të çaktivizohet

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani > Gjendje gjumi.

3

Përzgjidhni një opsion.

Për ta fikur shpejt ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .

60

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të rregulluar madhësinë e fontit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani > Madhësia e fontit.

3

Përzgjidhni opsionin e preferuar.

Për të rregulluar madhësinë e ekranit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani > Madhësia e paraqitjes.

3

Zvarritni rrëshqitësin për të përzgjedhur opsionin e preferuar.

Për të rregulluar balancën e të bardhës për ekranin

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani > Balanca e dritës.

3

Zvarritni rrëshqitësit te pozicionet e dëshiruara për të rregulluar balancën e të

bardhës.

Për ta kthyer prapa cilësimin e balancës së të bardhës te vlerat e paracaktuara, trokitni lehtë

>

Vlerat e paracaktuara.

Kontrolli inteligjent i dritës së sfondit

Kontrolli inteligjent i dritës së sfondit mban ekranin aktiv për aq kohë sa e mbani pajisjen

në dorë. Pasi e vendosni diku pajisjen, ekrani çaktivizohet sipas cilësimit tuaj të fjetjes.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e kontrollit inteligjent të dritës së sfondit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani > Kontr. intlgj. drit. së sfond..

3

Trokitni lehtë te rrëshqitësi për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin.

Mbërthimi i ekranit

Përdorni mbërthimin e ekranit për ta caktuar pajisjen tuaj që të shfaqë vetëm ekranin për

një aplikacion specifik. Për shembull, nëse luani një lojë dhe prekni aksideentalisht tastin

e lundrimit Kreu, tipari i mbërthimit të ekranit parandalon minimizimin e ekranit të

aplikacionit aktiv të lojës. Mund të përdorni po ashtu këtë tipar kur ia huazoni pajisjen tuaj

një personi tjetër për ta bërë më të lehtë për ta që të qasen në më shumë se një

aplikacion. Për shembull, mund t'ia huazoni pajisjen dikujt që të bëjë një fotografi dhe ta

mbërtheni ekranin tek aplikacioni i Kamerës, në mënyrë që ai person të mos arrijë të

përdorë me lehtësi aplikacionet e tjera, si Posta elektronike.

Mbërthimi i ekranit nuk është një tipar i sigurisë dhe nuk i parandalon plotësisht përdoruesit e

tjerë nga heqja e mbërthimit të një ekrani dhe nga qasja te pajisja juaj. Për të mbrojtur të

dhënat tuaja, duhet ta konfiguroni pajisjen tuaj që të kërkojë një kod PIN, një fjalëkalim ose një

motiv të kyçjes së ekranit para se dikush të mund të anulojë mbërthimin e ekranit.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar mbërthimin e ekranit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Mbërthimi i

ekranit.

3

Trokitni lehtë te rrëshqitësi për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin.

4

Nëse keni aktivizuar Mbërthimin e ekranit, mund të trokitni lehtë te rrëshqitësi

Kërk. modelin e shkyç. për zhvend. për të aktivizuar ose çaktivizuar këtë funksion

shtesë të sigurisë, sipas dëshirës.

Një model, një kod PIN ose një fjalëkalim nuk janë të detyrueshëm për funksionimin e

mbërthimit të ekranit.

61

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të mbërthyer një ekran

1

Sigurohuni që mbërthimi i ekranit është i aktivizuar në pajisjen tuaj.

2

Hapni një aplikacion dhe shkoni tek ekrani që dëshironi të mbërtheni.

3

Trokitni lehtë .

4

Për të shfaqur ikonën e mbërthimit të ekranit , rrëshqisni shpejt lart.

5

Trokitni lehtë .

6

Në dritaren kërcyese që shfaqet, trokitni lehtë

E kuptova.

Për të zbërthyer një ekran

Në ekranin e mbërthyer, prekni dhe mbani deri sa ekrani të zbërthehet.

Nëse keni përzgjedhur një opsion të sigurisë kur keni aktivizuar funksionin e mbërthimit të

ekranit, duhet të futni modelin, kodin PIN ose fjalëkalimin tuaj për ta shkyçur pajisjen para se

të mund ta zbërtheni ekranin.