Sony Xperia XA1 Dual SIM - Menyja e ekranit bazë të Albumit

background image

Menyja e ekranit bazë të Albumit

Nga menyja e ekranit bazë të Albumit mund të shfletoni albumet e fotografive, duke

përfshirë fotografitë dhe videot e bëra duke përdorur efektet speciale, si dhe përmbajtjet

që keni bashkëndarë në linjë nëpërmjet shërbimeve si Picasa™ dhe Facebook. Pasi të

keni hyrë në platforma të tilla, mund të menaxhoni përmbajtjen dhe të shikoni imazhet në

linjë. Nga aplikacioni Albumi, mund të shtoni edhe gjeoetiketa te fotografitë, të kryeni

detyra bazë të modifikimit dhe të përdorni metoda si teknologjinë pa tel Bluetooth® dhe

postën elektronike për të bashkëndarë përmbajtjen.

1

Kthehuni tek ekrani bazë i aplikacionit të Albumit për të parë të gjitha përmbajtjet

2

Shikoni të gjitha fotografitë dhe videot e bëra me kamerën e pajisjes tuaj

3

Shikoni të gjitha fotografitë dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj në dosje të ndryshme

4

Shikoni të gjitha videot e ruajtura në pajisjen tuaj

5

Shikoni fotografitë tuaja në një hartë ose në pamjen e Globit

6

Shikoni fotografitë dhe videot tuaja të preferuara

7

Hapni menynë e cilësimeve për aplikacionin e Albumit

8

Hapni mbështetjen në ueb

109

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

9

Shikoni fotografitë nga shërbimet në linjë

Për të parë fotografitë nga shërbimet në linjë tek Albumi

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë

Albumi dhe më pas trokitni lehtë .

3

Trokitni lehtë te shërbimi i dëshiruar në linjë dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran

për të filluar. Shfaqen të gjitha albumet e disponueshme në linjë që keni ngarkuar

te shërbimi.

4

Trokitni lehtë mbi çdo album për të parë përmbajtjen e tij dhe më pas trokitni lehtë

mbi një fotografi në album.

5

Goditni lehtë majtas për të parë fotografinë ose videon pasardhëse. Goditni lehtë

djathtas, për të parë fotografinë ose videon e mëparshme.