Montimi
Pajisja juaj mbështet vetëm kartat SIM nano. Kartat SIM nano dhe karta e kujtesës kanë
fole të veçanta në të njëjtin pajisje. Sigurohuni që të mos i ngatërroni këto të dyja.
Për të parandaluar humbjen e të dhënave, sigurohuni që ta fikni pajisjen ose të çmontoni
kartën e kujtesës para se ta zvarrisni dhe ta hiqni mbajtësin për të hequr kartën (ose kartat)
SIM nano ose kartën e kujtesës nga pajisja.
7
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të futur dy karta SIM nano dhe një kartë kujtese
Mos i prisni kartat SIM, për shembull me një thikë ose gërshërë, pasi kjo mund ta dëmtojë
pajisjen.
1
Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit tabakanë e kartës SIM nano.
2
Vendosni mirë kartën kryesore SIM (SIM 1) në drejtimin e duhur në pozicionin (1)
siç tregohet në ilustrim.
3
Vendosni mirë kartën shtesë SIM (SIM 2) në drejtimin e duhur në pozicionin (2) siç
tregohet në ilustrim.
4
Futni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës në drejtimin e duhur, siç
tregohet në ilustrim.
5
Shtyjeni lehtë tabakanë përsëri në fole deri sa të zërë vend.
Për të hequr kartën SIM nano
1
Me ekranin të kthyer poshtë, hapni dhe zvarritni e nxirrni me anën e thoit tabakanë
e kartës SIM nano.
2
Hiqni kartën SIM nano dhe më pas shtyjeni lehtë tabakanë në fole deri sa të zërë
vend.
Për të hequr një kartë kujtese
1
Fikni pajisjen tuaj.
2
Me pajisjen të kthyer poshtë, zvarritni dhe nxirrni mbulesën për tabakanë e kartës
SIM nano.
3
Shtyni lehtë dhe hiqni kartën e kujtesës dhe më pas shtyjeni lehtë tabakanë në fole
deri sa të zërë vend.