Përzgjedhja e rrjeteve celulare
Pajisja juaj mbështet përdorimin e dy rrjeteve të ndryshme në të njëjtën kohë. Mund të
përzgjidhni nga kombinimet e mëposhtme të regjimit të rrjetit kur dy karta SIM janë të
futura në pajisjen tuaj:
•
Një rrjet WCDMA
•
Një rrjet GSM
•
Një rrjet WCDMA dhe një rrjet GSM
•
Një rrjet LTE, një WCDMA dhe një GSM
Për secilën kartë SIM, mund të cilësoni pajisjen tuaj që të ndërrojë automatikisht mes
rrjeteve celulare në varësi të rrjeteve celulare që janë të disponueshme në vendin ku jeni.
Pajisja juaj ndërron automatikisht rrjetet celulare në varësi të rrjeteve celulare që janë të
disponueshme në vendin ku jeni. Mund të cilësoni po ashtu manualisht pajisjen tuaj të
përdorë një regjim të caktuar të rrjetit celular për çdo kartë SIM, p.sh. WCDMA ose GSM.
Në shiritin e statusit afishohen ikona të ndryshme të statusit në varësi të tipit ose regjimit
të rrjetit me të cilin jeni lidhur. Referojuni
Ikonat e gjendjes
në faqen 32 për të parë se si
duken ikonat e ndryshme të statusit.
Për të përzgjedhur një regjim të rrjetit
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë te
Lloji i preferuar i rrjetit dhe më pas përzgjidhni një regjim të rrjetit.
Për të përzgjedhur manualisht një rrjet tjetër
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë
Operatorët e rrjetit.
4
Trokitni lehtë
Mënyra e kërkimit dhe më pas përzgjidhni Me dorë.
5
Përzgjidhni një rrjet.
Nëse e përzgjidhni manualisht rrjetin, pajisja nuk do të kërkojë rrjete të tjera edhe nëse lëvizni
jashtë rrezes së mbulimit të rrjetit të përzgjedhur manualisht.
Për të aktivizuar përzgjedhjen automatike të rrjeteve
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë
Operatorët e rrjetit.
4
Trokitni lehtë
Mënyra e kërkimit dhe më pas përzgjidhni Automatik.