Cilësimet e fotokamerës
Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës
1
Aktivizoni kamerën.
2
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .
3
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas
dëshirës.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës
Rezolucioni
Zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një
fotografie. Një fotografi me një rezolucion më të lartë ka një cilësi më të lartë, por kërkon
më shumë kujtesë.
Kamera kryesore:
102
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
23MP
5520×4144 (4:3)
Rezolucioni 23 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotografitë
që dëshironi t'i shikoni në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
20MP
5984×3376 (16:9)
Rezolucioni 20 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotografitë
që dëshironi t'i shikoni në ekrane të gjera.
12MP
4000×3008 (4:3)
Rezolucioni 12 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotografitë
që dëshironi t'i shikoni në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
12MP
4624×2608 (16:9)
Rezolucioni 12 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotografitë
që dëshironi t'i shikoni në ekrane të gjera.
3MP
2048×1536 (4:3)
Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotografitë që
dëshironi t'i shikoni në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë. Ky
cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.
2MP
1920×1088 (16:9)
Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotografitë
që dëshironi t'i shikoni në ekrane të gjera. Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në
regjimin e regjistrimit
Me dorë.
Kamera e përparme:
8MP
3264×2448 (4:3)
Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotografitë që
dëshironi t'i shikoni në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
5MP
3072×1728 (16:9)
Madhësia e fotografisë 5 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për
fotografitë që dëshironi t'i shikoni në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të
lartë.
3MP
2048×1536 (4:3)
Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotografitë që
dëshironi t'i shikoni në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë. Ky
cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.
103
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
2MP
1920×1088 (16:9)
Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotografitë
që dëshironi t'i shikoni në ekrane të gjera. Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në
regjimin e regjistrimit
Me dorë.
Kohëvonuesi
Me kohëvonuesin, mund të nxirrni një fotografi pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdorni
këtë funksion për të nxjerrë autoportrete ose fotografi në grup me të gjithë në fotografi.
Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin nëse dëshironi të shmangni dridhjet e
kamerës kur nxirrni fotografi.
10 sek.
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash për nxjerrjen e fotografisë kur trokitni lehtë te butoni i obturatorit ose
kur shtypni tastin e kamerës.
3 sek.
Cilësoni një vonesë prej 3 sekondash për nxjerrjen e fotografisë kur trokitni lehtë te butoni i obturatorit ose kur
shtypni tastin e kamerës.
Joaktiv
Fotografia nxirret sapo të trokitni lehtë te butoni i obturatorit ose të shtypni te tasti i kamerës.
Efekti i lëkurës së butë
Mund të aktivizoni
Efekti i lëkurës së butë në pajisjen tuaj për t'i bërë tonet e lëkurës pak
më të buta kur bëni fotografi selfie në regjimet e regjistrimit
Me dorë dhe Automatike
superiore.
Gjurmimi i objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
HDR
Përdorni cilësimin e HDR (Diapazon me dinamikë të lartë) për të nxjerrë një foto kundrejt
një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për
humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e errëta, ashtu dhe për ato
të shndritshme.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
ISO
Ndjeshmëria e ISO-s mund të cilësohet që të rregullohet automatikisht ose mund të
rregullohet manualisht te cilësime të ndjeshmërisë që variojnë nga 50 deri në 3200.
Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.
Matja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë duke matur sasinë
e dritës që bie mbi subjektin që dëshironi të fotografoni.
Fytyra
Mat sasinë e dritës në fytyrën e subjektit dhe rregullon ekspozimin në mënyrë që fytyra të mos jetë as shumë
e errët, as shumë e ndritshme.
Në qendër
Përcakton qendrën e imazhit dhe cilëson ekspozimin që bazohet në ndriçimin e subjektit atje.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të subjektit që dëshironi të regjistroni.
Prekja
104
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Rregullon ekspozimin në pjesën e dëshiruar të subjektit kur prekni ekranin.
Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.
Blici
Përdorni blicin për të nxjerrë fotografi kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë
në sfond. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit
në ekranin e kamerës:
Automatik
Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një
blici.
Mbush flashin
Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i ndritshëm se subjekti. Ky cilësim heq
hijet e errëta të padëshirueshme.
Reduktimi i syrit të kuq
Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një fotografi.
Joaktiv
Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotografisë është më e mirë pa blic, edhe
sikur ndriçimi të jetë i pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një fotografi të mirë pa blic,
duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni kohëvonuesin për të shmangur
fotografi të turbullta.
Projektori
Blici ndriçon vazhdimisht kur nxirrni fotografi.
Blici i portretit natën
Përdorni këtë cilësim për fotografi portreti të nxjerra natën ose në mjedise të
ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së zgjatur të ekspozimit, kamera duhet
mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të qëndrueshme.