Sony Xperia XA1 Dual SIM - Cilësimet e përgjithshme të kamerës

background image

Cilësimet e përgjithshme të kamerës

Pamja e përgjithshme e regjimeve të regjistrimit

Mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë e regjimeve të regjistrimit dhe aplikacioneve të

kamerës. Thjesht rrëshqisni shpejt majtas ose djathtas në ekranin e kamerës për t'i

ndërruar ato.

Me dorë
Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës si rezolucionin, balancën e së bardhës

dhe ISO-n.

Automatike superiore
Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur çdo skene.

Videokamera
Rregulloni manualisht cilësimet e videos për t'iu përshtatur çdo skene.

98

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Aplikacionet e kamerës
Përzgjidhni manualisht aplikacionet e kamerës.

Për të mësuar më shumë se si të bëni fotografi më të mira, shkoni te

support.sonymobile.com

.

Aplikacionet e kamerës

Efekti AR
Nxirrni fotografi ose video me skena dhe karaktere virtuale.

Efekti krijues
Zbatoni efektet te fotografitë ose videot.

Sound Photo
Bëni fotografi me tingullin e sfondit.

Panoramat
Nxirrni fotografi panoramike dhe me kënd të gjerë.

Timeshift burst
Gjeni fotografinë më të mirë nga një burst imazhesh.

Panorama

Mund të bëni fotografi me kënd të gjerë dhe panoramike me një lëvizje të thjeshtë shtyp-

dhe-rrëshqit.

Për të bërë një fotografi panoramike

1

Aktivizoni kamerën.

2

Rrëshqitni shpejt në ekran për të përzgjedhur

dhe më pas përzgjidhni .

3

Shtypni tastin e kamerës dhe lëvizni kamerën ngadalë dhe qëndrueshëm në

drejtim të lëvizjes së treguar në ekran.

Dallimi automatik i fytyrave

Kamera dallon automatikisht fytyrat dhe i cakton ato me korniza. Një kornizë me ngjyrë

tregon se cila fytyrë është zgjedhur për fokusin. Fokusi është caktuar për fytyrën më afër

qendrës së kamerës. Mund të trokitni lehtë po ashtu te një nga kornizat për të

përzgjedhur se cila fytyrë duhet të jetë në fokus.

Regjistrimi automatik

Aktivizoni regjistrimin automatik për të nxjerrë automatikisht fotografi me një nga opsionet

më poshtë.

Obturatori i dorës

Kthejeni pëllëmbën e dorës drejt kamerës për të aktivizuar kohëvonuesin dhe për të nxjerrë autoportrete në

regjimet e regjistrimit

Me dorë dhe Automatike superiore.

Smile Shutter

Përdorni teknologjinë Smile Shutter™ për të fotografuar një fytyrë pikërisht kur buzëqesh. Aparati fotografik

dallon deri në pesë fytyra dhe përzgjedh njërën prej tyre për dallimin e buzëqeshjes dhe fokusimin automatik.

Kur fytyra e përzgjedhur buzëqesh, kamera nxjerr automatikisht një fotografi.

Joaktiv

Kur regjistrimi automatik është joaktiv, mund të nxirrni fotografi duke përdorur butonin e obturatorit ose tastin

e kamerës.

Funksioni

Obturatori i dorës është i disponueshëm vetëm për nxjerrjen e autoportreteve.

99

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të aktivizuar Smile Shutter™

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Regjistrimi automatik > Smile Shutter.

4

Kur kamera të jetë e hapur dhe

Smile Shutter i aktivizuar, drejtojeni kamerën nga

objekti juaj. Kamera përzgjedh se në cilën fytyrë do të fokusohet.

5

Fytyra shfaqet brenda një kornize me ngjyrë dhe fotografia nxirret automatikisht

sapo zbulohet një buzëqeshje.

6

Nëse nuk dallohet asnjë buzëqeshje, mund të shtypni tastin e kamerës për të

nxjerrë manualisht fotografinë.

Për të aktivizuar Obturatorin e dorës

1

Aktivizoni kamerën.

2

Kaloni te kamera e përparme duke trokitur lehtë

3

Trokitni lehtë .

4

Trokitni lehtë

Më shumë.

5

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Regjistrimi automatik > Obturatori i dorës.

Ruajtja e vendndodhjes gjeografike të një fotografie

Aktivizoni funksionin Ruani vendndodhjen për të gjeoetiketuar fotografitë - duke ruajtur

vendndodhjen gjeografike të përafërt kur i nxirrni ato. Vendndodhja gjeografike

përcaktohet nga rrjetet pa tel dhe teknologjia GPS.
Kur në ekranin e kamerës shfaqet , Ruajtja e vendndodhjes është e aktivizuar, por

pozicioni gjeografik nuk është gjetur. Kur shfaqet , Ruajtja e vendndodhjes është e

aktivizuar dhe vendndodhja gjeografike është e disponueshme, kështu që vendndodhja

gjeografike mund të shtohet te fotografia. Kur nuk shfaqet asnjë nga këto dy simbole,

Ruajtja e vendndodhjes është e çaktivizuar.

Për të aktivizuar gjeoetiketimin

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë .

3

Trokitni lehtë

Më shumë dhe më pas trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë Ruani

vendndodhjen për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin.

4

Nëse po aktivizoni gjeoetiketimin, ju kërkohet të aktivizoni Shërbimet e

vendndodhjes nëse nuk janë aktivizuar tashmë. Trokitni lehtë

OK dhe më pas

trokitni lehtë te rrëshqitësi

Vendndodhja.

Marrja me prekje

Me Marrjen me prekje, thjesht trokitni lehtë kudo në ekranin e kamerës për të nxjerrë një

fotografi.

Aktiv

Vetëm kamera e përparme

Joaktiv

Prekni për të rregulluar

Prekni ekranin për të zgjedhur zonën që do të fokusoni kur nxirrni fotografi.

Vetëm fokusi

Fokusi dhe ndriçimi

Ky funksion është i disponueshëm vetëm në regjimin

Automatike superiore.

Paraafishimi automatik i fotografive

Mund të zgjidhni të paraafishoni fotografitë menjëherë pasi i nxirrni.

100

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Aktiv

Pasi të nxirrni një fotografi, një paraafishim i saj shfaqet në këndin poshtë djathtas të ekranit për 3 sekonda.

Vetëm kamera e përparme

Pasi të nxirrni një fotografi me kamerën e përparme, një paraafishim i saj shfaqet në këndin poshtë djathtas të

ekranit për 3 sekonda.

Joaktiv

Fotografia ose videoja ruhet pasi e nxirrni dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Përdorni tastin e volumit si

Mund të zgjidhni se si dëshironi ta përdorni tastin e volumit kur nxirrni fotografi.

Zoom

Përdorni tastin e volumit për të zmadhuar ose zvogëluar.

Volum

Përdorni tastin e volumit për të rregulluar volumin e njoftimeve, toneve të ziles dhe muzikës.

Obturator

Përdorni tastin e volumit për të nxjerrë fotografi.

Tingulli

Kur nxirrni një fotografi ose filloni të regjistroni një video, Kamera lëshon të tingull të

obturatorit. Nëse përdorni kohëvonuesin, ajo do të lëshojë një seri sinjalesh bip për të

treguar numërimin mbrapsht. Mund të zgjidhni që t'i aktivizoni ose t'i çaktivizoni këta

tinguj.

Ruajtja e të dhënave

Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në

hapësirën ruajtëse të brendshme.

Hapësira ruajtëse e brendshme

Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.

Karta SD

Fotot ose videot ruhen në kartën SD.

Vijat e rrjetës

Mund të përdorni vijat e rrjetës si një ndihmë vizuale gjatë regjistrimit për t'ju ndihmuar të

gjeni kompozimin e duhur për fotografinë tuaj.

Vijat e rrjetës shfaqen vetëm në ekranin e kamerës gjatë regjistrimit dhe nuk shfaqen në

fotografinë përfundimtare.

Hapja e shpejtë

Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.

Vetëm hape

Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën kur ekrani është i kyçur, duke shtypur për pak çaste

tastin e kamerës.

Hape dhe fotografo

Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të nxirrni automatikisht një foto kur ekrani është i

kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.

Hape dhe regjistro videon

Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të filloni të regjistroni një video kur ekrani është i

kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.

Joaktiv

101

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të rregulluar ngjyrën dhe ndriçimin

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë >

Ngjyra dhe ndriçimi.

3

Zvarritni rrëshqitësit te pozicionet e dëshiruara për të rregulluar ngjyrën dhe

ndriçimin.

Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimet e kamerës Automatike superiore dhe

Video.

Balanca e së bardhës, fokusi, ekspozimi dhe shpejtësia e obturatorit

Balanca e të bardhës, e cila është e disponueshme vetëm në regjimin e regjistrimit

Me

dorë, rregullon balancën e ngjyrës sipas kushteve të ndriçimit. Po ashtu mund ta

rregulloni manualisht ekspozimin në diapazonin -2,0 EV deri në +2,0 EV. Për shembull,

mund të rrisni ndriçimin e imazhit ose të ulni ekspozimin e përgjithshëm duke trokitur

lehtë përkatësisht te kontrollet plus ose minus kur shfaqet . Fokusi dhe shpejtësia e

obturatorit mund të cilësohen për një rregullim manual ose automatik.

Balanca e dritës

Automatike
Rregulloni automatikisht balancën e ngjyrave.

Inkandeshente
Rregulloni balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë,

si p.sh. nën llambat e dritave.

Fluoreshente
Rregulloni balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite
Rregulloni balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të

jashtme me diell.

Me re
Rregulloni balancën e ngjyrave për një qiell me re.

Fokusi AF

Rregulloni automatikisht fokusin.

Fokusi MF

Rregulloni manualisht fokusin.

SS auto

Rregulloni automatikisht shpejtësinë e obturatorit.

SS 1/8

Rregulloni manualisht shpejtësinë e obturatorit.