Sony Xperia XA1 Dual SIM - Pasqyrimi pa tel i ekranit të pajisjes tuaj në një televizor

background image

Pasqyrimi pa tel i ekranit të pajisjes tuaj në një televizor

Mund ta përdorni tiparin Pasqyrimi i ekranit për të afishuar ekranin e pajisjes tuaj në një

televizor ose në një ekran tjetër të madh pa përdorur një lidhje me kabllo. Teknologjia Wi-

Fi Direct™ krijon një lidhje pa tel midis dy pajisjeve që të mund të uleni dhe të shijoni

fotografitë tuaja të preferuara nga kanapeja juaj. Mund ta përdorni po ashtu këtë tipar për

të dëgjuar muzikë nga pajisja juaj duke përdorur altoparlantët e televizorit.

Kur përdorni Pasqyrimin e ekranit, ndonjëherë ai mund të ketë një ndikim negativ te cilësia e

imazhit nëse ka ndërhyrje nga rrjete të tjera Wi-Fi.

Për të pasqyruar ekranin e pajisjes në një ekran televizori

1

Televizori: Për të aktivizuar funksionin e Pasqyrimit të ekranit, ndiqni udhëzimet në

udhëzuesin e përdorimit të televizorit tuaj.

2

Pajisja juaj: Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Pasqyrimi i ekranit.

4

Trokitni lehtë

NISJA.

5

Trokitni lehtë

OK dhe përzgjidhni një pajisje.

Që ky funksion të punojë, televizori juaj duhet të mbështesë Pasqyrimin e ekranit bazuar në
Wi-Fi CERTIFIED Miracast

. Nëse televizori juaj nuk e mbështet Pasqyrimin e ekranit, mund të

duhet të blini veçmas një përshtatës pa tel të ekranit. Po ashtu, kur përdorni Pasqyrimin e

ekranit, mos e mbuloni zonën e antenës Wi-Fi të pajisjes tuaj.

Për të ndalur pasqyrimin e ekranit ndërmjet pajisjeve

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Pasqyrimi i ekranit.

3

Trokitni lehtë

Shkëput dhe më pas trokitni lehtë te OK.