Sony Xperia XA1 Dual SIM - Kyçja dhe shkyçja e ekranit

background image

Kyçja dhe shkyçja e ekranit

Kur pajisja juaj është e ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohe,

ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo kyçje

parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e përdorur.

Kur e blini pajisjen, është vendosur tashmë një kyçje e thjeshtë e ekranit me anën e

rrëshqitjes së shpejtë. Kjo do të thotë se duhet të rrëshqisni shpejt majtas ose lart në

ekran për ta shkyçur. Mund t'i ndryshoni më vonë cilësimet e sigurisë dhe të shtoni lloje

të tjera kyçjesh. Shikoni

Kyçja e ekranit

në faqen 11.

Për të aktivizuar ekranin

Shtypni për pak tastin e energjisë .

Për të kyçur ekranin

Kur ekrani është aktiv, shtypni për pak kohë tastin e energjisë .

Si alternativë, trokitni lehtë dy herë në një zonë boshe në Ekranin bazë. Për të aktivizuar

këtë funksion, prekni dhe mbani një zonë në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet, më

pas trokitni lehtë dhe trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë Trokitni lehtë dy herë për fjetjen.