Sfondi dhe temat
Pajisja juaj vjen me një sfond të paracaktuar, por mund ta përshtatni ekranin bazë dhe
ekranin e kyçjes sipas stilit tuaj duke përdorur sfondet dhe temat që përfshijnë ngjyra dhe
motive të ndryshme.
Një sfond mund të përdoret pa ndryshuar asnjë nga elementet e tjera të ekranit bazë dhe
të ekranit të kyçjes. Sfondet dinamike shtojnë efekte vizuale në ndërveprimet tuaja me
ekranin e prekjes, duke lejuar që ekrani të ndryshojë në mënyrë dinamike.
Temat mund të përfshijnë një sfond, një ruajtës ekrani, shirita të titujve dhe një skemë
tingujsh, të cilat përshtaten të gjitha për të krijuar një pamje dhe një ndjesi unike për
pajisjen tuaj.
Për të ndryshuar sfondin
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek
Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë te
Sfondet dhe përzgjidhni një opsion.
Mund të ndryshoni po ashtu sfondin e Ekranit të kyçjes ose të cilësoni të njëjtin imazh për
Ekranin bazë dhe Ekranin e kyçjes. Ndiqni hapat më sipër dhe më pas trokitni lehtë
Albumi.
Trokitni lehtë tek imazhi që dëshironi dhe zgjidhni një opsion.
Për të cilësuar një temë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek
Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë
Temat.
3
Zgjidhni një opsion.
•
Për të përdorur një temë ekzistuese, përzgjidhni temën dhe më pas trokitni
lehtë
ZBATONI TEMËN.
•
Për të shkarkuar një temë të re, trokitni lehtë
MERRNI MË SHUMË TEMA.
Kur ndryshoni një temë, ndryshon edhe sfondi në disa aplikacione.