Leximi dhe dërgimi i mesazheve
Aplikacioni Mesazhimi i shfaq mesazhet tuaja si biseda, gjë që do të thotë se të gjithë
mesazhet për te një person i caktuar dhe të ardhura nga ai grupohen së bashku.
Numri i karaktereve që mund të dërgoni në një mesazh të vetëm ndryshon në varësi të
operatorit dhe gjuhës që përdorni. Madhësia maksimale e një mesazhi multimedial, që përfshin
madhësinë e skedarëve të shtuar të mediave, varet gjithashtu nga operatori. Kontaktoni me
operatorin e rrjetit tuaj për më shumë informacione.
1
Kthehuni te lista e bisedave
2
Telefononi dërguesin e mesazhit
3
Shikoni më shumë opsione
4
Mesazhet e dërguara dhe të marra
5
Dërgoni një mesazh të plotë
6
Shtoni bashkëngjitje
Për të krijuar dhe për të dërguar një mesazh
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë .
3
Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit dhe më pas përzgjidhni nga
sugjerimet që shfaqen. Nëse marrësi nuk është renditur si kontakt, futeni numrin e
marrësit në mënyrë manuale.
4
Nëse dëshironi të dërgoni një mesazh në grup, përsëritni procedurën e përshkruar
më sipër për të shtuar më shumë marrës.
5
Trokitni lehtë te
Shkruaj mesazh dhe futni tekstin e mesazhit tuaj.
6
Nëse dëshironi të shtoni një bashkëngjitje, përzgjidhni opsionin përkatës të
bashkëngjitjes.
7
Për të dërguar mesazhin, trokitni lehtë te njëri nga butonat sipas kartës SIM që
dëshironi të përdorni.
Nëse dilni nga një mesazh para se ta dërgoni, ai do të ruhet si skicë. Biseda etiketohet me
fjalën
Skicë.
Për të lexuar një mesazh të marrë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë mbi bisedën e dëshiruar.
3
Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, trokitni lehtë tek ai.
Të gjitha mesazhet e marra ruhen në mënyrë të paracaktuar në kujtesën e pajisjes.
84
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për t'iu përgjigjur një mesazhi
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë te biseda që përmban mesazhin.
3
Futni përgjigjen tuaj dhe trokitni lehtë te njëri nga butonat sipas kartës SIM që
dëshironi të përdorni.
Për të përcjellë një mesazh
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë te biseda që përmban mesazhin që dëshironi të përcillni.
3
Prekni dhe mbani mesazhin që dëshironi të përcillni dhe më pas trokitni lehtë te
Përcill mesazhin.
4
Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit dhe më pas përzgjidhni nga
sugjerimet që shfaqen. Nëse marrësi nuk është renditur si kontakt, futeni numrin e
marrësit në mënyrë manuale.
5
Modifikoni mesazhin nëse është e nevojshme dhe më pas trokitni lehtë te njëri nga
butonat sipas kartës SIM që dëshironi të përdorni.
Për të ruajtur një skedar të përfshirë në një mesazh të marrë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
2
Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, trokitni lehtë tek ai.
3
Prekni dhe mbani skedarin që dëshironi të ruani dhe më pas përzgjidhni opsionin e
dëshiruar.