Marrja e telefonatave
Nëse merrni një telefonatë kur pajisja është në regjimin e fjetjes ose ekrani është i kyçur,
aplikacioni i telefonit hapet në formatin me ekran të plotë, me një ikonë të kartës SIM që
tregon se për cilën kartë SIM është telefonata. Nëse merrni një telefonatë në hyrje kur
ekrani është aktiv, telefonata në hyrje shfaqet si një njoftim pluskues, d.m.th. në një
dritare të minimizuar që pluskon në krye të çdo ekrani të hapur, me SIM1 ose SIM2 që
tregon se për cilën kartë SIM është telefonata. Kur vjen një njoftim i tillë, mund të zgjidhni
që t'i përgjigjeni telefonatës dhe të hapni ekranin e aplikacionit të telefonit, ose mund të
kundërshtoni telefonatën dhe të qëndroni në ekranin aktual.
Për t'iu përgjigjur një telefonate kur ekrani është joaktiv
•
Kur merrni një telefonatë, zvarriteni në të djathtë.
Për t'iu përgjigjur një telefonate hyrëse kur ekrani është aktiv
•
Kur vjen një telefonatë, në njoftimin e paralajmërimit që shfaqet në krye të ekranit,
trokitni lehtë
PËRGJIGJU.
Në vend që t'i përgjigjeni telefonatës, mund të shkoni tek ekrani kryesor i aplikacionit të
telefonit duke trokitur lehtë te dritarja e njoftimit të paralajmërimit. Duke përdorur këtë metodë
do të merrni më shumë opsione për menaxhimin e telefonatës. Për shembull, mund të
vendosni që ta kundërshtoni telefonatën me një mesazh.
Për të refuzuar një telefonatë kur ekrani është joaktiv
•
Kur merrni një telefonatë, zvarriteni në të majtë.
71
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të refuzuar një telefonatë kur ekrani është aktiv
•
Kur vjen një telefonatë, në njoftimin e paralajmërimit që shfaqet në krye të ekranit,
trokitni lehtë
KUNDËRSHTO.
Në vend që të refuzoni telefonatën, mund të shkoni tek ekrani kryesor i aplikacionit të telefonit
duke trokitur lehtë te dritarja e njoftimit të paralajmërimit. Në këtë mënyrë, do të merrni më
shumë opsione për menaxhimin e telefonatës. Për shembull, mund të vendosni që ta
kundërshtoni telefonatën me një mesazh.
Për të fikur tonin e ziles për një telefonatë të marrë
•
Kur merrni telefonatën, shtypni tastin e volumit.
Refuzimi i një telefonate me një mesazh me tekst
Mund të refuzoni një telefonatë me një mesazh me tekst, i cili i dërgohet automatikisht
telefonuesit dhe ruhet në bisedën e Mesazhimit me kontaktin.
Mund të përzgjidhni nga një numër mesazhesh të paracaktuara, të disponueshme në
pajisjen tuaj, ose mund të krijoni një mesazh të ri. Mund të krijoni po ashtu mesazhet
tuaja të personalizuara duke modifikuar mesazhet e paracaktuara.
Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh me tekst kur ekrani është joaktiv
1
Kur vjen një telefonatë hyrëse, trokitni lehtë
OPSIONET E PËRGJIGJES.
2
Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë te
Shkruaj një mesazh
të ri.
Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh me tekst kur ekrani është aktiv
1
Kur vjen një telefonatë hyrëse, trokitni lehtë te dritarja sinjalizuese e njoftimit ku
shfaqet numri i telefonit ose emri i kontaktit.
2
Trokitni lehtë
OPSIONET E PËRGJIGJES.
3
Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë te
Shkruaj një mesazh
të ri.
Për të refuzuar një telefonatë të dytë me një mesazh me tekst
1
Kur dëgjoni bipe të përsëritura gjatë një telefonate, trokitni lehtë
OPSIONET E
PËRGJIGJES.
2
Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë te
Shkruaj një mesazh
të ri.
Për të modifikuar mesazhin me tekst të përdorur për të refuzuar një telefonatë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Telefonata, zgjidhni një kartë SIM dhe më
pas trokitni lehtë
Refuzoni telefonatën me mesazh.
3
Trokitni lehtë te mesazhi që dëshironi të modifikoni dhe më pas bëni ndryshimet e
nevojshme.
4
Trokitni lehtë
OK.
72
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.