Sony Xperia XA1 Dual SIM - Kërkimi i Google dhe Tani

background image

Kërkimi i Google dhe Tani

Përdorni aplikacionin e Google për të kërkuar në internet. Mund të aktivizoni po ashtu një

furnizim për përditësime të rregullta - për shembull, mund të merrni informacione për

trafikun para se të udhëtoni për në punë, të gjeni restorante të mirënjohura në zonën tuaj,

të shikoni rezultatin aktual të ekipit tuaj të preferuar e më shumë. Në aplikacion mund të

qaseni duke trokitur lehtë në listën e aplikacioneve, ose mund të rezervoni një panel në

Ekranin tuaj bazë për një qasje të shpejtë dhe lehtësi për leximin.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar furnizimin tuaj

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Google > Kërkimi dhe Tani > Furnizimi juaj.

3

Trokitni lehtë te rrëshqitësi për të aktivizuar ose çaktivizuar furnizimin.

Për të rezervuar një panel në Ekranin bazë për Kërkimin e Google dhe Tani

1

Prekni dhe mbani një zonë në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet.

2

Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te rrëshqitësi

Google Now™.

3

Tani mund të rrëshqitni shpejt te paneli më në të majtë në Ekranin bazë për të

pasur qasje te ndërfaqja e Kërkimit të Google dhe Tani.

Nëse e rezervoni panelin më në të majtë për Kërkimin e Google dhe Tani, paneli kryesor i

ekranit bazë nuk mund të ndryshohet dhe nuk mund të shtoni panele të tjera në të majtë.

Mund të rezervoni vetëm panelin më në të majtë.